Ditën e sotme doli para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë avokati Radovan Çela, pjesë e grupit të akuzuar për ndërhyrje në disa dosje mes tyre edhe ajo e ‘Toyota Yaris’.
Gjykata e la në arrest me burg duke rrëzuar kërkesën e tij për një masë më të butë pas dorëzimit dy ditë më parë.
Ai është në të njëjtën dosje kur akuzohet edhe ish-Kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka, Astrit Vladi dhe Erjona Daupaj janë në kërkim.
Sipas SPAK, të dyshuarit kanë marrë dhe i kanë dhënë ryshfet funksionarëve te drejtësisë në 8 çështje penale, 4 nga të cilat të lidhura me dosjen “Toyota Yaris”.