Ditën e sotme kryeminsitri Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë zhvilloi takimin e dytë në Pallatin e Brigadave që zgjati rreth 7 orë. Në këtë takim është diskutuar dhe mbyllur programi sektorial për çdo ministri.
Sipas burimeve lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste do të diskutohet nesër nga kryeministri Edi Rama në mënyrë individuale me çdo drejtues qarku në një prej vilave qeveritare në Tiranë.
Ndërkohë vendimi final merret në mbledhjen e kryesisë socialiste më 12 Mars.