Kryeministri Edi Rama është larguar nga vila 30 dhe do të vazhdojë pasdite takimin me drejtuesit e tjerë politikë të qarqeve.
Rama ka nisur takimin që në orën 09:00, ku Blendi Klosi i ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë të qarkut Dibër. Më pas kryeministri ka folur me Kumbaron, Becin, Sakon, Niko Peleshin, Bledi Çuçin.
Ndërkohë katër kryebashkiakë kanë kërkuar që të jenë kandidatë për deputetë dhe ato janë Ervin Demo, Tërmet Peçi, Agron Malaj dhe Juliana Memaj.
Mësohet se listat e mbylluar janë për gratë dhe të rinjtë ose për ata që kanë jo më shumë se një mandat. Ndërsa 12 marsi është afati i fundit ku do të dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë.