-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti prezanton programin e PD: Me Berishën kryeministër, fuqizimi i gruas do të jetë prioriet

Kryesoret

Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorian Teliti në rrjete sociale ka prezantuar një seri masash të reja që synojnë fuqizimin e gruas.

Teliti shprehet se me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike do të angazhohen më shumë mundësi për gratë dhe familjet shqiptare, duke i vendosur ato në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social.

“Në programin tonë për gratë sipërmarrëse 👩‍💼:
✅ Heqje e tatim-fitimit për vitin e parë për gratë që hapin një biznes.
✅ Subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për 6 muajt e parë për gratë sipërmarrëse dhe stafin e tyre, me kusht që minimumi 50% e stafit të jenë gra apo të rinj nën 30 vjeç.
✅ Edukim, trajnime dhe promovim për gratë sipërmarrëse dhe artizane, duke krijuar më shumë hapësira për suksesin e tyre.
👶 Mbështetje për nënat dhe familjet:
✅ Përjashtim të përjetshëm nga tatimi mbi të ardhurat për çdo nënë me 3 fëmijë ose më shumë dhe për bashkëshortin nëse familja ka 4 fëmijë ose më shumë.
✅ Leje lindjeje me përfitim financiar të plotë të garantuar për 365 ditë.
✅ Bonusi i lindjes:
1,000€ për fëmijën e parë.
2,000€ për fëmijën e dytë.
3,000€ për fëmijën e tretë.
5,000€ për fëmijën e katërt e më shumë fëmijë
Buxheti i shtetit do përballojë deri në moshën 23 vjecare kostot e fëmijës së tretë apo më shumë!, shkruan ai.

Teliti nënvizon që do të ketë më shumë mbështetje për gratë dhe më shumë mundësi për një Shqipëri që përparon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit