-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çmontohet grupi në Francë, banda e Niklës që vidhte vipat

Kryesoret

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë të Formula Uno apo këngëtarë të famshëm në Francë e Belgjikë.

Banda shqiptare rezulton të ketë vjedhur mbi 1 milionë euro përfshi bizhuteri dhe artikuj luksozë që më pas i kanë shitur në Shqipëri.

Arrestimet e bandës së grabitjeve janë kryer në dy faza ku dy prej anëtarëve të dyshuar të rrjetit, të njohur me emrin “Nikla”, u arrestuan më 20 janar në Luksemburg, në kuadër të urdhër-arresteve evropiane të lëshuara nga Gjykata e Reims-it, sipas njoftimit zyrtar. Ndërsa pesë persona të tjerë u ndaluan të martën e kaluar në zonën e Reims-it.

Drejtuesi i bandës Edison Pula u identifikua falë gjurmëve të ADN-së, të gjetura në më shumë se 30 grabitje, kryer mes qershorit 2022 dhe shtatorit 2024. Gjithashtu ai është i dyshuar edhe për një tentativë vrasjeje në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit