-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kuvendi 1 minutë heshtje për Andis Harasanin, Berisha: Rilindja e përzuri, kërkoni falje

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për Andis Harasanin, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe një nga figurat e njohura të politikës dhe sektorit energjetik, që ndërroi jetë dje në moshën 53 vjeçare.

Andis Harasani i përkiste një plejade politikanësh të rinj, i shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim, por nuk mund të mohohet se ju e përzutë atë dhe ju (PS) Rilindja dhe duhet të kërkoni një ndjesë. E kam nderuar me bindje të plotë, pasi ishte një politikan që rininë ia kushtoi ndryshimit të Shqipërisë. Mbeti socialist deri në ditën e fundit, një patriot që nuk pranoi kurrë të bëjë kompromis me të keqen sikur bëtë ju” tha Sali Berisha.

Harasani ka qenë drejtues i KESH-it dhe deputet i PS-së. Pas largimit nga jeta politike, Harasani u angazhua në fushën e biznesit, duke krijuar një kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ndërroi jetë në New York, SHBA, ku po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit