-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Unë ju çoj në BE, po fitoi Berisha, shkrihet SPAK-u

Kryesoret

Pas dy ditëve mbledhje me ministrat dhe socialistët, kryeministri Edi Rama mblodhi deputetët mëngjesin e së hënës pak përpara nisjes së Parlamentit. U foli shqiptarëve për luftën, momentin e mirë që ka Shqipëria për t’u integruar, por edhe faktin që sipas tij nëse PD vjen në pushtet, Berisha do të shkrijë SPAK-un.

Gjithë kjo lëkundje e madhe tektonike në një botë ku është hapur shtegu për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës dhe ku është vënë në një lëvizje të jashtëzakonshme e gjithë gjeopolitika botërore. Ne jemi shumë të vegjël për të vendosur por ata fati ynë, interesi ynë është shumë i madh për t’u lënë në drejtim të paditur.

Qoftë përsa i përket BE-së, NATO-s dhe prania jonë dhe siguria jonë e brendshme, pozicioni ynë i sigurtë, stabël dhe i palëkundur nga “kua, kua, kuatë…” që nuk mund të jehojnë jashtë kënetës. Nuk ka kapacitete të tjera vec PS-së që mund të flasin me botën. Pa u bërë anëtarë të BE-së mbetet shumë e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri.

Të tjerët janë betuar se do të shkrijnë institucionet e reja të drejtësisë dhe do të neutralizojnë SPAK-un. Kjo mund të bëhet vetëm nga forca, që hallet e tyre me drejtësinë i kanë më të mëdha se lidhjet me interesin kombëtar dhe publik dhe këto forca janë të shpallura dhe i njeh e gjithë bota” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit