Presidenti i Ukrainsë Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Arabinë Saudite. Ndërsa Mbretëria do të presë bisedimet mes SHBA dhe Ukrainës nesër, por presidenti nuk do të jetë pjesë.
Bisedimet do të zhvillohen mes ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftsë me Rusinë në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.
Këto bisedime do të jenë të parat midis vendeve që nga takimi në Zyrën Ovale mes Zelenskyt dhe Trump. Fokusi pritet të jetë marëveshja e minerale dhe mënyra për ti dhënë fund luftës.









