-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Jemi në krahun e drejtësisë, nuk bëjmë avokatinë për askënd

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama komentoi hetimet e SPAK ndaj disa socialistëve, duke theksuar se reforma në drejtësi e iniciuar nga qeveria kishte për qëllim pastrimin e sistemit dhe luftimin e korrupsionit.

Ai theksoi se, ndonëse ka probleme me drejtësinë, ato janë pjesë e një procesi të rritjes, dhe se as kryeministri as partia nuk janë përgjegjës për veprimet e individëve që kanë prekur pasurinë e përbashkët, por janë të angazhuar për të mbështetur drejtësinë dhe për të reaguar në mënyrë të duhur.

“Mos harro që hetimet e SPAK i solli përpjekja e rezultati i përpjekjes time me vetëdije të plotë dhe PS për reformën në drejtësi për të pastruar drejtësinë nga llumi shumë i madh që i ishte mbledhur në fyt Shqipërisë e për të dorëzuar shpatën e ndëshkimit, drejtësisë. Kemi probleme me drejtësinë por janë probleme të rritjes. Hetimet duhet të të bëjë të kuptosh sa i pangopur jam ta shoh Shqipërinë shumë lart, dhe kjo do kohën e vet. Kryeministri e partia në pushtet nuk jep llogari pse njëri e tjetri futën duart aty ku s’duhet e preku pasurinë e përbashkët por jep përgjigje për mënyrën se si reagon. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë dhe nuk bëjmë avokatinë e askujt.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit