Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të dyfishojë tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25% në 50%. Këto tarifa do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.
Trump thotë se është në përgjigje të Kanadasë që sinjalizon se do të vendosë një tarifë për energjinë elektrike që e shet në SHBA:
“Së shpejti do të shpall një emergjencë kombëtare për energjinë elektrike brenda zonës së kërcënuar. Kjo do t’i lejojë SHBA-së të bëjë shpejt atë që duhet bërë për të lehtësuar këtë kërcënim abuziv nga Kanadaja.”, shkruan Trump në rrjetet sociale.
Ai shton se “Nëse Tarifat e tjera skandaloze, për një kohë të gjatë nuk do të ulen gjithashtu nga Kanadaja, unë do të rris ndjeshëm, më 2 prill, tarifat për makinat që vijnë në SHBA, të cilat, në thelb, do të mbyllin përgjithmonë biznesin e prodhimit të automobilave në Kanada.”