Nesër, më 12 mars, Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet për të finalizuar dhe “vulosur” listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë partinë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ora 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Takimi do të shënojë përmbylljen e këtij procesi, që ka për qëllim krijimin e një ekipi fitues për PS.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime me kabinetin dhe drejtuesit politikë të partisë, duke diskutuar për listat paraprake të kandidatëve. Ende nuk është e qartë nëse Rama do të jetë pjesë e garës, pasi ai la të hapur mundësinë që mund të mos jetë në listat e kandidatëve.
Rama ka theksuar se listat do të përfshijnë një përzierje të eksperiencës së të “vjetërve” dhe energjisë të të rinjve.