Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me bisedimet mes SHBA-ve dhe Ukrainës, duke thënë se takimi ms zyrtarëve të dy vendeve ka qenë produktiv.
Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio thotë se Ukraina dhe SHBA kanë ndërmarrë një “hap pozitiv” gjatë bisedimeve të sotme dhe shpreson se Rusia do të reagojë.
Ndërsa këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz shton se është “shumë e qartë” se Ukraina ndan vizionin e Donald Trump për paqen dhe thotë se “ata ndajnë vendosmërinë e Trump për t’i dhënë fund luftimeve”.
Rubio thotë se “ne do të marrim ofertën” për Rusinë.
“Ne do t’u themi atyre se kjo është ajo që është në tryezë, Ukraina është gati të ndalojë të shtënat dhe të fillojë të flasë, dhe tani do t’u mbetet atyre që të thonë po ose jo. Shpresoj se ata do të thonë po, dhe nëse e bëjnë, atëherë mendoj se kemi bërë përparim të madh.”, tha ai.









