35-vjeçari Eriol Çela është arrestuar në Dibër pasi goditi me grusht një punonjës policie gjatë veprimeve për vënien e një gjobe për parkim të gabuar.
Policia e Dibrës ka arrestuar Çelën në flagrancë dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Dibrës për veprime të mëtejshme ligjore.