-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama: Shqipëria do të marrë 1 miliardë euro çdo vit pas anëtarësimit në BE

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me asambletën e Partisë Socialiste të Kavajës dhe Vorës, ka theksuar rëndësinë e votës në zgjedhjet e 11 majit, duke kërkuar mbështetje për Partinë Socialiste si forcën që mund të çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Rama shpjegoi se anëtarësimi në BE do t’i mundësojë Shqipërisë përfitime të mëdha, duke përfshirë 1 miliardë euro çdo vit, me 300 milionë euro të dedikuara për bujqësinë.

“Kjo do të thotë që Shqipëria të kaloj në një nivel tjetër në të gjitha aspektet, duke filluar nga individi, nga pashaporta e qytetarit të Republikës së Shqipërisë, nuk do të jetë më si dikur e shoqëruar nga pamundësia.

Ne hyjmë dhe bëhemi pjesë e barabartë e asaj familjeje, ku ne do flasim gjuhën tonë dhe secili gjuhën e vetë. Por na bën bashkë ombrella që na bën të gjithë së bashku. Se kur hyn në BE hyn tek shtetit përfituese, ashtu si janë investuesit. Më të mëdhenjtë kontribuojnë që të  vegjëlit të plotësohen.

Ne duke u bërë anëtarë do marrim 1 miliarë cdo vit. 300 milionë cdo vit për bujqësinë. E gjitha kjo mund të mos ndodhi nëse në 11 Maji, Shqipëria nuk voton fuqishëm PS, që nuk voton fuqishëm një process që nuk është fjalë goje.’-tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit