22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisionerja Kos zhvillon takim 60-minutësh me Dumanin, Çelën dhe Metanin

Kryesoret

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka zhvilluar një takim 60-minutësh me drejtues të lartë të institucioneve të drejtësisë gjatë qëndrimit të saj në Tiranë.

Gjatë këtij takimi, ajo u takua me kreun e SPAK, Altin Dumani, kryeprokurorin Olsian Çela, kreun e ILD, Artur Metani, dhe atë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ilir Rusi. Temat kryesore të diskutimit ishin zbatimi i reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme që hasin këto organe.

Kos është interesuar të marrë informacion të detajuar mbi përparimin e reformës dhe sfidat që hasin këto institucione në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë kësaj periudhe, kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, ka mbështetur fuqishëm pavarësinë e këtyre organeve dhe ka kundërshtuar sulmet ndaj SPAK dhe kryeprokurorit të tij, Altin Dumani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit