Mirlind Daku ka qenë protagonist i ndeshjes mes Rubin Kazan dhe Spartak Moskës në kampionatin rus, ku shënoi dy gola, por gjithashtu u ndëshkua me karton të kuq. Ndërsa në minutën e 74-të, pas një ndëshkimi me karton të dytë të verdhë, Daku u përjashtua nga loja me kartonin e kuq. Pas kësaj, ai humbi kontrollin dhe u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës dhe stafit për të qetësuar situatën.
Për këtë reagim, Komisioni i Disiplinës e ka gjobitur sulmuesin shqiptar me 50 mijë rubla, që përkthehet në rreth 534 euro.