Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas përgjigjes pozitive të presidentit rus, Vladimir Putin, ndaj propozimit të SHBA-ve për një armëpushim njëmujor në Ukrainë.
Zelensky e quajti këtë veprim të Putinit si “shumë të parashikueshëm” dhe “shumë manipuluese,” duke shtuar se Rusia po përgatit një refuzim të mundshëm të propozimit. Ai theksoi se Putin ka frikë të pranojë drejtpërdrejt se dëshiron të vazhdojë luftën dhe të vrasë ukrainasit.
Zelensky gjithashtu kërkoi shtimin e presionit ndaj Rusisë nga aleatët ndërkombëtarë dhe vendosjen e sanksioneve të reja.