Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me vizitën e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Prishtinë. Rama ka publikuar një foto të Thaçit dhe ka shkruar një mesazh të shkurtër në Facebook: “Burrë”.
Ish-presidenti Thaçi qëndroi në Kosovë për të vizituar babain e tij, i cili po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vizita e tij u shoqërua me masa të rrepta sigurie, pasi Thaçi, që nga viti 2020, është në paraburgim në Hagë, për shkak të akuzave për krime lufte të ngritura ndaj tij nga Gjykata Speciale.