Një mjek i QKUK-së, Selman Rexhepi, ka ndarë emocionet e tij pas takimit me ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili erdhi nga Haga për të vizituar babain e tij. Ai tregoi se ishte shumë emocionuar gjatë takimit dhe se kishte lot në sy.
Rexhepi e quajti Thaçin “trim i trimave” dhe shprehu shqetësimin për padrejtësinë ndaj tij.
”Me lot në sy jam, presidentin e kam takuar me lot në sy. Jam krenar që e takova në Klinikën Interne në Kardiologji. E kam përcjellë deri te shkallët që ka qenë siguri e llahtarshme”, thotë tekniku i Radiologjisë, Selman Rexhepi, transmeton klankosova.tv.
”Me lot në sy kam qenë beso. Shumë emocione kam pas. Një luftarak i madh i çështjes kombëtare me qenë në Hagë, është shumë e padrejtë”.
Ai theksoi se Thaçi qëndroi tre orë në Klinikën Interne, por komunikimi ishte i kufizuar për shkak të masave të sigurisë nga EULEX.
”Shumë shpejt, veç përshëndetje, sepse nuk lejonte EULEX-i”. ”Më duket qëndroi tri orë”. Tutje rrëfeu se prezent në Klinikën Interne ishin edhe dy motrat e ish-presidentit Thaçi.
”Familjarët e përjetuan shumë rëndë. President ka qenë dhe e kemi. Ai me u gjend në burg shumë vështirë e kemi. Trim i trimave”.