-sidi education-spot_img
28.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Pogradec–Lin, policia: 26-vjeçarja shqiptare nga Maqedonia e Veriut humb jetën

Kryesoret

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Pogradec–Qafë Thanë”, ku janë përfshirë dy automjete, njëri me targa të huaja.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një 26-vjeçare, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të dëmtuar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.

Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit“.

Aksident i rëndë në Pogradec–Lin, një e vdekur dhe katër të plagosur

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit