Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se negociatat për projektin turistik prej 1.6 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit, i mbështetur nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, po vijojnë normalisht, pavarësisht kritikave dhe protestave ndaj tij.
Ai ka theksuar se projekti është një investim privat dhe nuk lidhet me qeverinë amerikane, ndërsa ka mbrojtur idenë se ai do të sjellë zhvillim ekonomik për Shqipërinë.
“Kur Jared Kushner dhe Ivanka erdhën këtu dhe filluam të punojmë së bashku, nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë. Mos eja këtu për t’u grindur me Trumpin. Nuk është grindja jote. Doni që unë të besoj se papritmas mediat amerikane, ndikuesit amerikanë, bota amerikane po interesohen për disa flamingo në Shqipëri?”, tha Rama gjatë intervistës, duke shtuar se kundërshtimet ndaj projektit janë “budallallëqe ideologjike”.
/5pyetjet.al









