-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Festa e Luleve’ çel festimet për Ditën e Verës në Fier

Kryesoret

Bashkia e Fierit ka hapur festimet për Ditën e Verës me një ngjarje festive në sheshin qendror të qytetit.

Aktivitetet filluan me ‘Festën e Luleve’, ku morën pjesë 350 fëmijë të kopshteve publike të qytetit, të cilët shndërruan sheshin në një hapësirë me dekor pranveror dhe muzikë festive. Festimet do të vazhdojnë gjatë ditës me një koncert të madh që do të zhvillohet më vonë, ku do të këndojnë mbi 30 artistë të njohur shqiptarë dhe fierakë.

Ky është organizimi i parë i këtij lloji nga Bashkia e Fierit, që synon të diversifikojë aktivitetet artistike dhe të bëjë Fierin një qytet të vizitueshëm dhe festiv gjatë gjithë vitit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit