Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se Sinodi i Shenjtë do të mblidhet më 16 mars 2025 për të zgjedhur kryepeshkopin e ri, që do të zëvendësojë Anastas Janullatosin, i cili ndërroi jetë më 25 janar 2025.
Zgjedhja do të realizohet në Dielën e Dytë të Kreshmës, pas Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Procesi i zgjedhjes do të zhvillohet në Qendrën Sinodike, një moment kyç për të përcaktuar udhëheqësin e ri të Kishës Ortodokse në Shqipëri.