Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Rusia të pranojë një armëpushim 30-ditor, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.
Macron tha se në këtë mënyrë Rusia do të hapë mundësinë e një zgjidhje paqësore në konfliktin aktual.
Gjithashtu njoftoi se ka pasur një bisedë me kryeminsitrin britanik Keir Star,er dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se në atë bisedë ka theksuar nevojën për një qëndrim të koordinuar ndërkombëtar për të bërë presion ndaj Moskës.
Qëndrimi i Rusisë për armëpushimin mbetet i paqartë, pasi Kremlini ka thënë se do të bie dakord vetëm në “kushte specifike”.