-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi i Putin me Witkoff, Rubio: Nëse koordinohemi mund ta zgjidhim konfliktin shumë shpejt

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka reaguar pasi i dërguari i posaçëm Steve Witkoff u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Rubio tha se “ka arsye të jemi optimist, por të kujdesshëm”.

“Nuk do të jetë e lehtë, nuk do të jetë e thjeshtë, por sigurisht që ndjejmë se jemi të paktën disa hapa më afër përfundimit të kësaj lufte, për të sjellë paqen, por është ende një rrugëtim i gjatë”, u tha Rubio gazetarëve në Quebec pas samitit të G7-ës.

Ai vuri në dukje se ka biseduar me Witkoff “mbrëmë vonë” dhe se i dërguari i SHBA kishte folur me presidentin Donald Trump.

“Ne do të mblidhemi sërish. Presidenti do të ketë opsione në dispozicion të tij. Më pas do të merren vendime”, tha ai.

Gjithashtu Rubio nuk tha nëse besonte se komentet e Putinit ishin një taktikë vonuese dhe zvarritëse.

“Ne jemi në një pozicion më të mirë sot sesa ishim një javë më parë, shpresoj dhe besoj se kemi arsye të kemi arsye të mendojmë kështu, por kemi ende shumë punë për të bërë. Mund të zgjidhim konfliktin shumë shpejt nëse të gjithë koordinohen së bashku, por nuk e di se sa të koordinuar jemi. Kjo është ajo që ne do të zbulojmë”, përfundoi Rubio.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit