16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vidhin vilat e vipave në Torino, arrestohen shqiptarët në Itali

Kryesoret

Policia italiane ka çmontuar bandën shqiptare të cilët vidhin banorët e një lagjeje në kodrën e Torinos, ku ndodheshin vilat dhe shtëpitë e personazheve të huaja.

Policia arrestoi dy shqiptarë të moshës 33 dhe 52 vjeç, ndërsa një bashkëpunëtor i tretë ishte arrestuar për krime të tjera më herët.

Sipas hetuesve të kompanisë Chieri, tre hajdutët e bandës terrorizonin banorët e banesave mes Torinos, Chieri dhe Moncalieri, duke vjedhur në seri me vlerë mijëra euro.

Sipas mediave italiane, ata kishin vjedhur bizhuteri, 22 500 euro cash dhe materiale të ndryshme. Ata operonin në shtëpitë më të izoluara midis qytetit, Chieri dhe Moncalieri, ose ku nuk kishte njeri përkohësisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit