18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” është një akt anti-censure

Kryesoret

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe Elez Biberaj reagoi sot pas vendimit të presidentit Trump i cili përmes një urdhri ekzekutiv vendosi shpërbërjen e shtatë agjencive federale që mbikëqyrin VOA dhe mediat e tjera qeveritare me shtrirje globale.

Elez Biberaj: Trump mbylli “Zërin e Amerikës”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biberaj shkruan se ky vendim do t’i shkaktojë një dëm kaq të madh imazhit të Shteteve të Bashkuara, të cilin nuk ia ka bërë asnjë kundërshtar deri më sot. Por si e komenton Sali Berisha? Ish-kryeministri tha se mbyllja e Zërit të Amerikës eshte nje akt anti-censure.

Komenti im është ky; gjatë mandatit të parë të Trump pavarësisht se cfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar, asnjë. Nuk është dënuar asnjë. Dhe e dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën. Garancitë që ai dha që nuk do të ketë censurë.

Mbyllja e Zërit të Amerikës është cështje e një gjeopolitike globale, ata e konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen të kufizohen, të kenë…është…ose të shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt.

Kështu që nuk ka të bëjë me censurën ajo, është ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet TV shtetëror, por nëse televizionet private kanë të gjithë hapësirën shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në aspekt mbyllja e Zërit të Amerikës ishte një akt anti-censure” tha Berisha.

Protesta për Tik Tokun/ Berisha: Të rinjtë e fituan betejën sonte

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit