Sot në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën kundër mbylljes së TikTok-ut. Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje që ti bashkohen protestës të rinjtë dhe prindërit e tyre.
Policia ka marrë masa dhe për mbarëvatjen e protestës do të jenë në terren mbi 800 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Shqiponjat. Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA në rast nevoje.
Të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz, si dhe do të ketë 5 autobotë me ujë. Në terren janë të përfshirë edhe agjentët civilë të cilët do të monitorojnë mbyrëvatjtjen e protestës.
Dyert e kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.