Partia Demokratike po proteston përpara Kryeministrisë kundër mbylljes së rrjetit social Tik Tok. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin për censurë.
“Kjo është një tentativë për të vendosur censurën në vend prandaj duhet protestuar, ne jemi në mbështetje të të rinjve të Forumit Rinor të PD-së. Liria nuk mund të cenohet.
Në 2021 Rama mbylli kufijtë për të mos lejuar emigrantët që të vinin të votonin dhe kjo ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve dhe këtë herë do të bëjë gjithçka për të mbyllur sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët të shprehen” tha ai.
Edhe Flamur Noka ishte i qartë. “Që Edi Rama ka panik nga fjala e lirë është evidente. Tik Toku është një nga rrjetet që nuk kontrollohet por i çirret maska Ramës dhe regjimit, kjo e ka shqetësuar dhe duke qenë se dështoi me komisionin e censurës të ngritur nga Braçe dhe tani po përpiqet të bëjë censurën e Tik Tikut. Rama është armiku i fjalës së lirë” tha ai.