-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta për Tik Tokun/ Berisha: Të rinjtë e fituan betejën sonte

Kryesoret

Zgjat vetëm një orë protesta e Partisë Demokratike për mbylljen e Tik Tokut. Nuk kishte një protestë masive. Vetëm një grup të rinjsh nga partitë politike. Fjalime politike nuk kishte në podium. U zgjodhën vetëm zëra të rinj. Por në përfundim të tubimit pa incidente, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se të rinjtë sonte e fituan betejën e tyre.

Deklarata e Sali Berishës

Sali Berisha: Vajzave dhe djemve të rinj të rinj kundër censurës, për lirinë e fjalës dhe të mendimit. Ju i dëgjuat fjalët e tyre. Fjalët që buronin nga shpirti i tyre i lirë, nga zemrat e tyre rinore. Edi Rama sot u damkos si një armik i egër jo vetëm i Tik Tokut, por i lirisë, armik i egër i të rinjve shqiptarë, u damkos përfundimisht si biri i të atit i cili 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të Havzi Nelës. Edi Rama sot mori ndëshkimin më të madh, më të merituar, ia thanë të gjitha të rinjtë.

Pse nuk hytë LIVE sot në Tik Tok?

Sot ishte fjala e tyre. Unë kam qenë shumë e shumë herë, por kurrë nuk kam dëgjuar fjalime kaq të bukura, me pasion, sa dëgjova sot në këtë shesh. Ishte dita e tyre, fjala e tyre. U mrekullova nga fjalët që mbajtën.

Jeni penduar që nuk keni futur një numër më të madh të rinjsh në listë?

Janë qartësisht mbi kuotat, i keni numëruar ju?

A keni një koment për mbylljen e VOA?

Komenti im është ky; gjatë mandatit të parë të Trump pavarësisht se cfarë thotë propaganda kundër tij, asnjë gazetar nuk është ndëshkuar, asnjë. Nuk është dënuar asnjë. Dhe e dyta, fjala më e bukur që ai ka mbajtur, ka qenë fjala për censurën. Garancitë që ai dha që nuk do të ketë censurë.

Mbyllja e Zërit të Amerikës është cështje e një gjeopolitike globale, ata e konsiderojnë se shpenzimet kolosale që bëhen të kufizohen, të kenë…është…ose të shmangin një propagandë që e konsiderojnë të tepërt. Kështu që nuk ka të bëjë me censurën ajo, është ent publik. Nesër mund të vendoset të mbyllet TV shtetëror, por nëse televizionet private kanë të gjithë hapësirën shqiptarët nuk pësojnë asnjë censurë. Në aspekt mbyllja e Zërit të Amerikës ishte një akt anti-censure.

Për hapjen e Tik Tok do të jeni akt të dytë proteste apo do të prisni 12 Majin?

Do të ketë konsultime. Nga protesta e sotme shqiptarët dëgjuan thirrjen më fisnike; do të thosha më magjepse, më të fuqishme, më pasiononte për fjalën e lirë, fjalë të tilla për fjalën e lirë janë të denja për të gjitha kohërat.

Do të zbrisni sërish në shesh?

Do të vendosin të rinjtë, ishte protestë e tyre, unë isha një pjesëmarrës në këtë miting që për nga cilësia po të garantoj që krahasohet me mitingun e datës 11 Dhjetor 1990 kur studentët  kthyen nga pallati presidencial dhe erdhën fitimtar në sheshin e Qytet Studenti dhe aty mbajtën fjalë më mbreslënëse që kam dëgjuar. Në 35 vite këto ishin fjalimet më mbresëlënëse. Të rinjtë e fituan betejën sonte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit