-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot protesta për mbylljen e TikTok, deputetja Çupi: Nuk duhet të heshtim, të ngremë zërin

Kryesoret

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet protesta nga Partia Demokratike kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok-ut për një vit.

Deputetja demokratike Dhurata Çupi ka reguar me anë të një postimi dhe shprehet se mbylllja e TikTok është një goditje ndaj të drejtës për të komunikuar, për të krijuar dhe për tu shprehur lirshëm.

Sipas Çupit qeveria po fillon që të ndalojë platformat digjitale jo për të na mbrojtur por të na kontrolluar.

“Sot është TikTok-u, nesër kush do të jetë? Instagrami? Facebook-u? Media të pavarura? A do të pranojmë që dikush tjetër të vendosë se çfarë mund të shohim dhe çfarë mund të themi?

Ne nuk jemi kundër rregullave dhe sigurisë, por transparenca dhe të drejtat e qytetarëve nuk mund të sakrifikohen në emër të kontrollit politik! Nëse një platformë ka probleme, zgjidhja nuk është censura, por rregullimi i drejtë dhe i ndershëm!

Ne nuk duhet të heshtim! Ne duhet të mbrojmë lirinë tonë dhe të drejtat tona! Për një shoqëri të hapur, për një internet të lirë, për një demokraci të vërtetë – LE TË NGREMË ZËRIN!”, shprehet deputetja Çupi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit