-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali prezanton kandidatët për deputetë të PS në Kavajë dhe Rrogozhinë: Ekip fantastik

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka prezantuar kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Kavajë, Rrogozhinë dhe në Kamëz. Spiropali në Kavajë dhe Rrogozhinë prezantoi kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi Daci, Antonela Dedej, Eldi Çepeli.

“Kavaja dhe Rrogozhina kandidojnë ekip fantastik. Pandeli Majko, ish-Kryeministër, deputet e njeri që nuk ka nevojë për prezantim.

Ilva Gjuzi Daci, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare të PS, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, nënë e tre fëmijëve, me përkushtim për t’u shërbyer qytetarëve e komuniteteve.

Antonela Dedej, Zëvendëskryetare e Bashkisë Rrogozhinë, e diplomuar në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, grua vullnetmirë, energjike dhe me kontribut në komunitetin e saj.

Eldi Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.”, u shpreh Spiropali.

Ajo tha se Partia Demokratike e ka përdorur Kavajën si një hambar votash dhe kurrë nuk u ka kthyer gjë mbrapsht. Spiropali në Kamëz prezantoi kandidatët si Lindita Nikolla, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

Kamza kandidon Lindita Nikollën, zonjllëku i së cilës nuk ka nevojë për prezantim.

Sofika Lleshi, piktore dhe mësuese e dashur e fëmijëve të Kamzës.

Kejsi Elezi, studente e Ekonomisë, lindur e rritur në Babrru, Paskuqan.

Halil Koloshi, mjeku i kudogjendur i Bathores, me origjinë nga Kukësi, i vetmi përfaqësues i gjinisë tjetër në listën e Kamzës, sot në Londër në takim me komunitetin shqiptar të zonës.

Më 11 maj për Kamzën që ka rilindur, është transformuar e ka ndryshuar rrënjësisht.”, u shpreh Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit