-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump kufizon hyrjet për 43 vende, Shqipëria nuk preket

Kryesoret

Donald Trump ka propozuar masa të reja për kufizimin e hyrjeve të shtetasve të 43 vendeve në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një memoje të publikuar nga New York Times, këto masa përfshijnë pezullimin total të vizave për 11 shtete, përfshirë Afganistanin, Iranin, Sirinë, Kubën dhe Korenë e Veriut. Në një grup tjetër prej 10 shtetesh, përfshirë Eritreën, Haitin, Laosin dhe Sudanin e Jugut, do të aplikohen pezullime të pjesshme të vizave turistike, studentore dhe të emigrimit.

Një grup i tretë përfshin 22 shtete të tjera, për të cilat do të ketë pezullim të pjesshëm të vizave nëse ato nuk bëjnë përpjekje për të adresuar mangësitë në sigurinë e pasaportave dhe dokumenteve brenda 60 ditëve.

Ndër këto shtete janë Bjellorusia, Pakistan dhe Turkmenistan. Shqipëria, së bashku me vendet e Ballkanit, nuk është përfshirë në këtë listë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit