Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me protestën e sotme që u zhvillua në Beograd. Vuçiç tha se ishte një protestë e madhe dhe se një numër i madh i njerëzve kanë ardhur nga brendia.
Ai shtoi se protesta u mbajt me energji të jashtëzakonshme negative, “dhe zemërimi dhe inati që u shpreh ndaj autoriteteve në Serbi, se nuk pati viktima apo lëndime të rënda”.
Vuçiç tha gjithashtu se gjithsej 56 persona janë lënduar, por asnjë në gjendje të rëndë.
“Ky është një lajm i mirë dhe i madh; “22 persona janë arrestuar për krime kundër pronës, për sulme ndaj policëve dhe personave të tjerë”, tha ai.
N1 shkruan se Vuçiç deklaroi se shërbimet kishin vlerësuar se sulmet mund të priten midis orës 19:00 dhe 19:30 dhe se ai e kishte pritur këtë.