Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në përballjen me pasojat e zjarrit në klubin e natës në Koçan.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë përmes Mekanizmit tonë të Mbrojtjes Civile, nëse kërkohet”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.
Komisioneri Evropian për Barazi, Gatishmëri dhe Menaxhimin e Krizave, Hadja Labib, shprehu keqardhje për viktimat dhe shprehu solidaritetin me Maqedoninë e Veriut.
“Tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një zjarr katastrofik në një klub nate ka sjellë një numër të madh viktimash dhe të plagosur. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe ekipet e emergjencës. BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje. Qëndrojmë në solidaritet me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Labib në një postim në rrjetin X.