0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedoni/ Kryeministri Mickoski: Qeveria e mobilizuar pas tragjedisë në Koçan

Kryesoret

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka shprehur dhimbjen e thellë për tragjedinë e tmerrshme që ndodhi në Koçan, ku 51 persona humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate.

Ai ka bërë thirrje për unitet dhe mobilizim të institucioneve për të përballuar pasojat e këtij incidenti tragjik. Mickoski ka premtuar se Qeveria dhe autoritetet janë plotësisht të angazhuara për të ndihmuar familjet e viktimave dhe për të përcaktuar shkakun e kësaj tragjedie. Ai i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve dhe ka kërkuar mbështetje për familjet e të ndjerëve.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për tragjedinë e tmerrshme në Koçan. Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë. Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme dhe dhimbja e familjeve, të dashurve dhe miqve të tyre është e pamatshme.

Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe familjeve të të ndjerëve forcë për të përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”. “Populli dhe Qeveria do të bëjnë të pamundurën që të paktën t’ua lehtësojnë sadopak dhimbjen.

Qeveria është plotësisht e mobilizuar dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përballuar pasojat dhe për të përcaktuar shkaqet e kësaj tragjedie”. “Pas marrjes së të gjitha informacioneve, do t’i drejtohem publikut me më shumë detaje për hapat e ndërmarrë.

Në këto kohë dhimbjeje të thella, kur zemrat tona janë thyer nga kjo tragjedi e tmerrshme, bëj thirrje për unitet, solidaritet, humanizëm dhe përgjegjësi. Zoti qoftë me familjet e viktimave, të lënduarve dhe me gjithë popullin e Maqedonisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit