Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ndodhet në Prishtinë dhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Në takim Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të trajtojë Koosvën në mënyrë të barabartë në dialogun e Brukselit.
Me anë të një postimi në rrjetin social në facebook, Osmani pas takimit tha se Kosova “është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit”.
“Prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë por edhe balansin e nevojshëm në dialog”, shtoi Osmani.