12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Parti me babin në krye të listës”! Lapaj i përgjigjet Ramës: Të pres në debat

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me drejtuesin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj.

Gjithçka nisi gjatë një takimi me simpatizantët në Lushnjë, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë duke iu referuar partisë së Adriatik Lapajt, i cili në listën e mbyllur të qarkut të Beratit vendosi kandidat babnë.

“I kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria.

Çështja është t’i thuash e t’i bësh gjërat. Në këtë moment historik, Shqipëria nuk mund të lozë sepse është hapur dritare e jashtëzakonshme për herë të parë që nga ‘91-‘92. Zgjedhjet janë më shumë se kush do të fitojë apo se si do të ndahen vendet në parlamentin e ardhshëm”, tha Rama.

Nuk mungoi reagimi i menjëhershëm i Lapajt. “Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta. Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!” shkruan Lapaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit