Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me seancën që u zhvillua në Kuvend ku u ngrit shqetësimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Vasili shprehet se po vazhdon mosvotimi i Avokatit të Popullit prej tre vitesh rresht. Ai nënvizon se kjo ndodh ppër shkak të bllokimit nga rilindasit në Kuvend.
“Kur ishin ne opozite keta socialistet e zgjodhen Igli Totozanin per nje minute dhe maxhoranca e PD ne pushtet respektoi ndershmerisht marreveshjen politike qe Avokati i Popullit te propozohej nga opozita.
Po ku njeh marreveshje Edi Rama, qe vec mashtrimin ka cilesi morale te tij se bashku me ata qe e rrethojne.”, shkruan Vasili.