-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Serbi, KASH: Zërat e tyre s’duhet të shpërfillen, shtypen apo injorohen

Kryesoret

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar pas protestës së studentëve dhe qytetarëve të Serbisë. Ambasadorët Shqiptarë mbështesin kurajon e protestuesve në Serbi dhe shprehen se zëri i tyre nuk duhet të shpërfillen, shtypen apo injorohen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësimin për reagimin represiv dhe absurd të autoriteve serbe, si dhe nga institucionet politike ashtu edhe nga organet ligjzbatuese.

“Këshilli qëndron në solidaritet me të gjithë individët dhe lëvizjet që mbrojnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Aspiratat e popullit nuk duhet të adresohen me represion, por me dialog, reformë dhe përkushtim për një shoqëri të drejtë dhe demokratike.

Për më tepër, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje të gjitha qeverive në rajon që t’u kushtojnë vëmendje këtyre protestave si një kujtesë për detyrën e tyre për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e popullit të tyre.

Është e papranueshme për çdo lidership që të heshtë disidencën, të shpërfillë kërkesat publike ose të dobësojë institucionet demokratike në favor të sundimit autoritar. Komuniteti ndërkombëtar duhet të qëndrojë vigjilent dhe të mbështesë aktivisht ata që kërkojnë një të ardhme të përcaktuar nga liria, integriteti dhe qeverisja e vërtetë demokratike.

Mbështetja e stabilokracisë në kurriz të demokracisë është një qasje shumë dritëshkurtër.”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit