-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama ironizon premtimet e PD dhe partive të vogla: Shiten qilima fluturues!

Kryesoret

Rama ka bërë një ironi ndaj premtimeve të PD-së dhe partive të vogla duke thënë se ato janë si “shitje qilimash fluturues”, duke i përshkruar si premtime të pamundura për të arritur, siç ishin ato për rroga të larta, pensione dhe shpërndarje prone.

Ai përmendi një histori me Fatos Nanon dhe Sabri Godon, ku Nano ironizoi një propozim të tillë si një ide të fuqishme, por që nuk mund të realizohej për shkak të mungesës së mundësisë për ta realizuar atë.

“Nga ana tjetër ka dhe të tjerë në xhiro, se kjo periudhë është shitje qilimash flutures. Merre qilimin tim lart e më lart. Merr qilimin tim e do ta kesh pensionin 500 euro… rrogën 1500 euro.. do marrësh pronat e gjyshit e pronat e komshiut të gjyshit, e komshiu jot do marrë dhe pronat e gjyshit të vet e gjyshit tat. Kush ta hajë ta hajë. Se kur s’ke gjë në dorë I premton të gjitha e nuk të vjen rasti të të thonë pse nuk bën se nuk ke gjë në dorë.

Më kujtojnë një vizitë në një vaki me Fatos Nanon. U ul aty e njëri filloi të thoshte zgjidhni pronat e më pas ekonomia ecën vetë.

Po ke të drejtë po a ke ndonjë ide.
Është shumë e thjesht merrjani katunarëve ca janë që i kanë marrë e jepjani atyre që I kanë pasur e ndahet. Pronarët pronarë e punëtorët punëtorë.
Fatosi i tha: Kjo është një ide e fuqishme por duhet ta realizosh me Sabriun që s’ka gjë në dorë se unë nuk e realizoj dot. E kishte fjalën për Sabri Godon tek PR ndjesë pastë. Pra këta që s’kanë gjë në dorë ti japin të gjitha e njerëzit mund të çoroditen”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit