Një 39-vjeçar u arrrestua pasi tentoi që të fuste rreth 1.2 ton naftë kontrabandë në Shqipëri. Policia ka ndaluar në rrugën rurale Pakisht-Kukës një furgon me drejtues 39-vjeçarin me iniciale V.S.,banues në Kolesian, Kukës.
Gjatë kontrollit në furgon policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.2 tonë naftë të futur kontrabandë nëpërmjet Pakishtit, jashtë pikave të kalimit kufitar dhe shërbimeve doganore, duke iu shmangur kontrollit kufitar dhe doganor.
39-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.