-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von Der Leyen: Dritë jeshile për qendrat e pritjes së emigrantëve në vendet e tjera

Kryesoret

Komisioni Europian është i hapur ndaj idesë së çeljes së qendrave të pritjes së emigrantëve në vende të tjera. Shefja e Komisionit Europian Ursule Von der Leyen pohoi në një letër drejtuar krerëve të bllokut se po hapin mundësinë që shtetet anëtare të krijojnë struktura riatdhesimi në vendet e treta.

“Ky ishte një element i rëndësishëm i diskutimit tonë mbi zgjidhjet inovative për të trajtuar në mënyrë të vendosur emigracionin e paligjshëm, duke vepruar në bashkëpunim me vendet partnere dhe duke siguruar që të drejtat themelore të individëve të interesuar, të sigurohen në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha von der Leyen.

Von der Leyen thotë se Komisioni është duke përgatitur gjithashtu një propozim për dixhitalizimin e menaxhimit të rasteve në fjalë, mundësisht deri në fund të vitit.

“Qasja e re do të kontribuojë gjithashtu në rishikimin e ardhshëm të situatës së Frontex, ku do të jetë e rëndësishme të garantohet që operacionet e kthimit të mund të organizohen drejtpërdrejt nga Frontex me vendet e treta, duke përmirësuar rolin e Agjencisë në parandalimin e emigracionit të parregullt“, u shpreh ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit