12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli nga SPAK, Murrizi: Isha thirrur si një nga 5 mln shqiptarët

Kryesoret

Ish deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ditën e sotme u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë, Murrizi tha se ishte thirrur si një nga 5 milionët shqiptarë. Ai nënvizoi se qëndrimet publike nuk ka Prokurori e Posaçme që e ndalon atë dhe do të vazhdoj që ti bëj.

“Nuk i njoh këta të ndërmarrjes së SPAK si emra. Hyra me duar në xhepa, për materiale shtesë janë këta që vijnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë nuk kam nevojë për letra.

Qëndrimet publike nuk ka SPAK që mi ndalon mua. Qëndrime publike e politike do vazhdoj të bëj prapë, ato që di unë.

Isha thirrur si një nga 3 milionë e 800 mijë votuesit dhe si një nga 5 milionë shqiptarët.

Çudi që të shkojnë të gjithë nuk është, e mbani mend Krajën kur thirri të gjithë fshatin? Ka korrur apo s’ka korrur me autokombajnë?

Një fshat e mbaroi Kraja, avash avash do mbarojë edhe fshati tjetër.”, deklaroi Murrizi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit