Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili u arrestua në Spanjë, pritet të mbërrijë në Shqipëri sot rreth orës 23:15. Berisha akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe është një nga personat më të kërkuar për krime të rënda. Ai kishte shpëtuar nga një dënim me burg të përjetshëm, pasi Gjykata e Lartë anuloi këtë vendim dhe e dënoi me 25 vite burg.
Berisha u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Pas arrestimit të tij, ai kërkoi që të mos ekstradohej në Shqipëri, duke thënë se i rrezikohej jeta. Kërkesa e tij u rrëzua nga gjykata spanjolle, dhe ai pritet të sjellë në Shqipëri për t’u gjykuar për akuzat ndaj tij.
Lulzim Berisha ka një dosje të gjatë me akuza të shumta për vrasje dhe atentate, duke përfshirë vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe të tjera krime të lidhura me bandën e Durrësit.