Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërcënuar Hamasin, duke deklaruar se sulmet ajrore të Izraelit në Gaza janë vetëm fillimi i ofensivës së vendit. Gjatë një fjalimi televiziv, ai theksoi se Izraeli do të arrijë të gjitha qëllimet e tij në këtë luftë.
“Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të arritur të gjitha qëllimet tona në këtë luftë”, tha Netanyahu, duke përmendur si synime lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë dhe shkatërrimin e Hamasit.
Netanyahu shtoi se Izraeli është në kulmin e një lufte shumëfrontesh dhe se ushtria do të vazhdojë deri në momentin kur Hamasi nuk paraqet më një kërcënim për Izraelin.