-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kryetarët të mbështesin PS-në, por pa ndikuar në garën e kandidatëve

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputet në Berat për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar rëndësinë që kryetarët e bashkive të jenë në dispozicion të Partisë Socialiste dhe numrit 5, pa ndërhyrë në garën e kandidatëve.

Rama tha se numri 5 është simbolik dhe se ai e konsideron “5 me 1” për fitoren.

“Dua t’ju them kryetarëve të bashkive, se duhet të jenë në dispozicion të PS-së. Duhet të jenë në dispozicion të numrit 5 dhe pesa më pëlqeu shumë sepse është tamam 5 me 1. Por, ju nuk duhet të ndërhyni në garë. Këtu nuk bëhet fjalë për një deputet të një zone apo një zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të patur një përfaqësi”, tha kryeministri.

Rama gjithashtu bëri një batutë për deputetin Fadil Nasufi, duke e përshkruar atë si një “maratonist” dhe duke e krahasuar me ata që mund të jenë më të shpejtë në “sprinte”, por që përfundimisht fiton maratona.

“Kur unë thashë që për të gjithë burrat do të jetë e prerë që nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë edhe një mandat, prandaj kush nuk do tja bëjë me dije drejtuesit politik, Fadil e shprehur në mënyrë prekëse dukë thene që unë jam i gatshëm për listë të hapura, jashtë liste fare, po të jetë nevoja në listë, por të punoj për dike tjetër, si të doni ju. kjo është arsyeja pse Fadili është këtu dhe ata që duket sikur e parakalojnë Fadilin në sprint, sepse Fadili dhe unë nuk jemi të sprintit, por të maratonave, por kur vjen puna të fitorja fitoj unë me Fadilin, jo ata të sprinteve. Kështu që është maratonë kjo”, deklaroi Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit