Një aeroplan është rrëzuar në brigjet e Honduras dhe si pasojë kanë humbur jetën 12 persona.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës taksa avioni i linjës ajrore Hondurase-Lanhsa u rrëzua në det vetëm një minutë pas ngritjes nga ishulli Roatan, raporton BBC.
Gjithashtu janë shpëtuar 5 persona të tjerë dhe një është në kërkim. Ende nuk dihen arsyet e kësaj tragjedisë ajrore.
Presidentja e Hondurasit, Xiomara Castro, përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se ekipi i posaçëm është duke punuar intensivisht.
“Zoti i ruajtë jetët e njerëzve”, shtoi Castro më tej.
He activado de manera inmediata el equipo del Comité de Operaciones de Emergencia (COE) conformado por las FF. AA., los Bomberos de Honduras, COPECO, Policía Nacional, 911, Cruz Roja, la Secretaría de Salud, SAN, quienes de manera inmediata han llegado a la zona de accidente…
— Xiomara Castro de Zelaya (@XiomaraCastroZ) March 18, 2025