Policia e Kosovës të mërkurën ka nisur aksion kundër krimit të organizuar në disa komuna në veri. Aksioni po kryhet në disa komuna të Kosovës, përfshirë ato veriore.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se aksioni i së mërkurës po kryhet në jug dhe veri të Mitrovicës, i cili ka të bëjë me luftimin e veprimtarive kriminale, të kontrabandimit me armë dhe municion.
“Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka njoftuar Policia.