Policia e Dibrës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka dhunuar dhe kanosur për jetë bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit Emri Mera në fshatin Lishan u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.